Ne momentin me te mire te tij, Terbuni duket se i ka krijuar vetes nje problem shume te madh. Vonesa ne marrjen e rrogave ka bere qe futbollistet te mos pranojne te dalin ne stervitje duke krijuar keshtu nje shqetesim jo te vogel per trajnerin Alcani.

Sipas nje lajmi te publikuar se fundi nga newsport, lojtarët e Tërbunit kanë bojkotuar stërvitjen me ekipin. Shkak për këtë protestë është bërë vonesat me pagat.
Ekpi i Tërbunit që vijon garën në Kategorinë e Parë, duke bërë një paraqitje të mirë në këto javë, renditet në vendin e 5-të.

Nuk dihet se për sa kohë do të vijojë kjo protestë nga lojtarët, pasi sfida e javës së 8-të është planifikuar të zhvillohet ditën e shtunë, ndaj Turbinës. Duhet thene se paraqitja e ekipit deri me tani ka qene shume e mire dhe ai konsiderohet nje nga ekipet me te mira te kampionatit.

Ditet e fundit, Terbuni fitoi edhe ndaj Korabit duke i shkaktuar humbjen e pare atij dhe nga ana tjeter ky sukses e ka futur ne vallen e ekipeve pretendente. Megjithate, kjo situate e krijuar se fundit, shoqeruar me bojkotimin e stervitjes i ka nderlikuar shume gjerat.

Duhet thene se ne fakt Terbuni eshte karakterizuar nga nje korrektese e madhe ne anen financiare, fale kujdesit te kryebashkiakut Gjon Gjonaj por ende nuk eshte e qarte se çfare ka ndodhur kohet e fundit qe kane sjelle edhe vonesen e likujdimit te rrogave./SHKODRA-SPORT.COM/