Vllaznia e vajzave ka zhvilluar mbrëmjen e djeshme përgatitjet e fundit në kuadër të sfidës ndaj Chelsea. Me ekipin veç stafit drejtues ka udhëtuar dhe Armando Cungu i cili me eksperiencën e madhe që mban mbi supe, do të japë kontrbutin e tij në mbështetje të trajnerit që bëri historinë, Nikolin Leka.

Sfida do të startojë në orën 21:00. Armando Cungu ka qenë i pranishëm në seancën e fundit stërvitore ku duket tepër i angazhuar me ekipin, për të arritur një performancë dinjitoze. I pranishëm në këtë seancë ka qenë dhe presidenti Lazër Matija.

Kuptohet qe Cungut i eshte kerkuar ta mbeshtese ekipin gjate kesaj periudhe qe ekipi po konkurron ne nivele te larta dhe ai ka shprehur gatishmerine e tij per ta ndihmuar ate me aq sa mundet.

Ndihma e tij kuptohet qe eshte thjesht miqesore, fale edhe raporteve me presidentin Matija megjithate kuptohet qe ne pankine eshte trajneri Nikolin Leka ai qe do ta drejtoje ekipin serish edhe ne ndeshjen e sotme.

Vllaznia e femrave kuptohet qe ka zgjuar nje interes te madh ne opinionin sportiv dhe tashme prane saj jane nje grup i madh njerezish qe po kujdesen per ta mbeshtetur dhe ndihmuar me aq sa mundet dhe njeri prej tyre eshte edhe Armando Cungu qe eksperiencen e tij po e ve ne dispozicion te tij./SHKODRA-SPORT.COM/