Vllaznia do të zhvillojë ndeshjen e javës së 23-të të Kategorisë Superiore në shtëpi. Në “Loro Borici”, të shtunë në 14:00 do të udhëtojë Luftëtari që javën e shkuar u mposht në Gjirokastër.

Trajneri Mirsad Jonuz ka mundësinë që të rikthejë të fitorja të tijtë, duke iu larguar kështu vendit të tetë që të çon në play-off.

Në duelin e fundjavës pritet të debutojë edhe portieri i ri, afruar vetëm pak javë më parë te Vllaznia. “Gafat” e fundit të Sherrit dhe Laços kanë qenë vendimtare për pikët e shkodranëve, me Jonuz që pritet t’i japë shansin portierit Andrija Efermov.

Maqedonaso-veriori ka luajtur me Vllazninë B, duke qenë edhe formalisht i gatshëm për ekipin A. Pritet të shihet nëse Jonuz do të “ndëshkojë” dy portierët e mëparshëm, duke i besuar kështu një të “panjohuri”./newsport/