Mevlan Adili është drejt transferimit në Arabinë Saudite. Qendërmbrojtësi i njohur i Vllaznisë shkëlqeu në finalen e Kupës së Shqipërisë, të cilën Vllaznia e fitoi 2-1 kundër Laçit.
Goli i parë u shënua për shkodranët nga Ardit Hoxhaj, kurse i dyti nga qendërmbrojtësi Adili. Burime të besueshme tregojnë për Newsport.al që 28-vjeçari u ka pëlqyer shumë nje skuadre arabe.Momentalisht emri i ekipit preferohet të mbahet sekret, ndërsa në vazhdim priten zhvillime të reja.
Trajneri i kësaj skuadre ka qenë prezent duke ndjekur nga shkallët e “Air Albania” finalen e Kupës së Shqipërisë. Latifi dhe Adili kanë qenë dy lojtarët që kanë spikatur në sytë e teknikut të huaj, por nevoja për qendërmbrojtës ka bërë që oferta të shkojë vetëm në drejtim të 28-vjeçarit.
Zhvillime të reja priten në vazhdim për të ardhmen e futbollistit që sezonet e fundit ka fituar dhe simpatinë e tifozëve shkodranë. Ai u afrua te Vllaznia në merkaton e dimrit të edicionit 2019-2020, ku arriti menjëherë të fitonte vendin e titullarit. Në sezonin që sapo u mbyll u aktivizua në 33 ndeshje, 32 prej të cilave i nisi nga minuta e parë.