Skuadra e Kombëtares së Shqipërisë U-19 luan sot në orën 17:30, në stadiumin “Loro Boriçi”, ndeshjen miqësore të rradhës ndaj Malit të Zi.

Një ndeshje, e cila do të jetë miqësorja e dytë brenda pak vetëm dy ditëve për dy ekipet Kombëtare, por tashmë kësaj rradhe do të luhet në Shkodër, ndryshe nga hera e fundit që u luajt në Podgoricë.

Në miqësoren e parë, ka qenë skuadra e drejtuar nga trajneri Armando Cungu, që arriti të fitonte me rezultatin 2-1. Kujtojmë se, ky ekip përveç trajnerit shkodran, në gjirin e saj ka edhe dy futbollistë të tjerë po shkodranë me shumë të ardhme.

Kështu, bëhet fjalë për mesfushorin William Cungu dhe sulmuesin Albion Kurbasha. Të dy janë futbollistë që kanë spikatur me paraqitjet e tyre, teksa me interes pritet të jetë edhe kjo ndeshje për ta në Shkodër.

Takimi i 19-vjeçarëve Shqipëri-Mali i Zi, do të nisë në orën 17:30 në stadiumin “Loro Boriçi” dhe hyrja është falas.
Maringlen ZHIVANI