Vllaznia do të luajë sot ndeshjen me të rëndësishme të sezonit. Shkodranët presin Partizanit në “Loro Boriçi” në sfidën e kthimit për gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Takimi i parë mes dy ekipeve është mbyllur në barazim 0-0, ndërsa sot do të vendoset se cila skuadër do të kalojë në finalen e madhe.
Trajneri Plori ka fiksuar edhe titullarët për këtë ndeshje dhe për të shkuar në finale dhe tekniku shkodran nuk ka ndryshuar skemën. Edhe sot me skemën 4-2-3-1dhe lajmi i mirë është rikthimi si titullar i kapitenit Gurishta që mungon prej disa javësh.
Në portë do të luajë Zogovic, në mbrojtje Gurishta, Adili, Bulatovic dhe Hakaj. Në qender te mefushës do të luajnë Krymi dhe Jonuzi, kurse para tyre do jene A.Hoxhaj, Da Silva dhe Latifi qe do të mbështesin në sulm Aralicën.
Me kete formacion, Vllaznia do te kerkoje fitoren ne kete ndeshje shume te rendesishme dhe njekohesisht percaktuese per te ardhmen e saj teksa luhen fatet e Europes.