Janë zhvilluar sot zgjedhjet e reja për kreun e Federatës Shqiptare të Boksit. Prej vitit 2015 në krye të boksit ka qenë Florend Kalivopulli, ndërsa ai është zyrtarizuar edhe për një tjetër mandat.

Perballe tij ka qene kandidati Jonid Nano dhe pas votimeve te kryera, Kalivopulli ka fituar me rezultatin 10-5 duke siguruar keshtu edhe 4 vite te tjera ne krye te boksit shqiptar.

Në punimet për zgjedhjen e presidentit janë vendosur edhe piketat për hapat dhe planet e mandatit të ri, ndërsa theksi është vendosur te zhvillimi i mëtejshëm i sportit për brezat e rinj.

Rikonfirmimi i Kalivopullit ne krye te boksit shqiptar kuptohet qe eshte nje lajm i mire per boksin shqiptar sepse ai eshte nje njohes i mire i sportit dhe per me teper ka objektiva te qarta per ngritjen e nivelit te boksit.