Rëndohet bilanci i mungesave te Vllaznia. Sikur të mos mjaftonte fakti që të huajt ankohen se kanë probleme fizike (Hygor Guimaraesh dhe Filip Gligorov), listës i shtohet edhe Ardit Krymi.

Mesfushori është i pezulluar, pasi ka plotësuar numrin 4 të të verdhëve. Për Hysen Dedjen ndërtimi i formacionit bëhet gjithnjë e më i vështirë, e megjithatë sot do t’i duhet që ta “fiksojë” atë.

Kjo do të thotë se atij do t’I duhet që nesër të modifikojë formacionin anti- Luftëtari. Një gjë e tillë nuk duhet të jetë justifikim sepse objektivi I skuadrës është I qartë për këtë përballje: Vetëm fitore!

Kur kanë mbetur edhe 5 javë nga fundi I kampionatit, për Vllazninë duket se gjërat nuk po shkojnë ashtu si duhet, megjithatë ka ende shpresa se mund t’ia dalin t’I largohen vendit të tetë të renditjes, vend ky që do ta çonte atë në play-out.

Para së gjithash për të shpresuar këtë gjë, kuqeblutë duhet të bëjnë mirë detyrën e tyre për të marrë sa më shumë pikë në ndeshjet e mbetura dhe për këtë arsye, trepikëshin në Gjirokastër e kanë detyrë.