Ka 10 ditë që është ulur në stolin e Veleçikut dhe sot kërkon fitoren përballë Tërbunit. Trajneri Ardit Rrustemaj, për ndeshjen që luhet sot në “Reshit Rusi”, shprehet mjaft optimist:

“Besoj se do ta mundim Tërbunin, një ekip fqinj dhe mjaft i fortë që e tregoi veten me lojën luftarake dhe barazimin që mori ndaj Dinamos.

Këto ditë që kam pasur në dispozicion, duke shfrytëzuar edhe pushimin e fundjavës që shkoi, kemi punuar shumë, duke e vlerësuar si një finale.

Tashmë edhe stafi është i plotë me Ardjan Dokën, Adi Hysën dhe Selman Legatën. Jemi betuar për fitore ndaj Tërbunit, megjithëse nuk janë rikuperuar të gjithë lojtarët”.