Me mungesat e sigurta te Gurishtes, Balajt, Males dhe Smajlit, Vllaznia do te kete neser nje mision te veshtire, kualifikimin per ne finalen e Kupes se Shqiperise. Perballe Egnatias, teksa sfida e pare ne Shkoder eshte mbyllur ne shifrat e barabarta 1-1, gjithçka duket e hapur.

Trajneri Sedloski edhe ne konferencen e sotme per shtyp eshte shprehur se do te kete jo pak veshtiresi ne ndertimin e formacionit dhe po ashtu deklaroi se do kete lojtare qe nuk do te luajne ne pozicionet e tyre, por nuk kerkonte asnje justifikim prej tyre.

Sa i takon formacionit, mendohet te kete disa ndryshime te detyruara. Ne porte, ashtu si ne çdo ndeshje tjeter te kupes pritet te jete Kristi Qarri. Ne mbrojtjen me kater, ne vend te kapitenit Gurishta mendohet te luaje Kruja ne te djathte dhe Hakaj ne te majte, ndersa ne qender do te jete dyshja Juriç- Bulatoviç.

Skema e preferuar e Sedloskit eshte ajo 4-2-3-1 dhe si rrjedhoje dyshja e mesfushes do jete e perbere nga Marku e Boshnjaku, ndersa para saj do te luaje treshja Latifi- Jonuzi- A.Hoxhaj. Ky i fundit ishte njeriu qe me ate gol ne minuten e 95-te ne ndeshjen e pare barazoi gjithçka dhe si rrjedhoje e meriton nje vend ne formacion.

Ne sulm sakaq do te jete Kaina, i cili vjen pas golit te shenuar ndaj Kastriotit dhe si rrjedhoje do te jete i motivuar per ta udhehequr skuadren drejt kualifikimit./SHKODRA-SPORT.COM/