Investimi i bere per Veleçikun nga Bashkia qe ai drejton ia ka vlejtur sepse kjo skuader ka qene nder me te mirat e kampionatit te kategorise se dyte dhe pretendente shume e forte per ngjitjen nje kategori me lart deri ne fund.

Kryebashkiaku aktual Tonin Marinaj diten e sotme ka takuar ekipin, per ta mbeshtetur pikerisht ne prag te ndeshjeve te fazes play-off. Jane edhe tre ndeshje, ne perfundim te te cilave Veleçiku mund te siguroje ngjitjen ne kategorine e pare dhe ai mund te arrije kete gje sepse ka zhvilluar nje kampionat perfekt.

Ne nje interviste dhene gazetari Bashkim Ramekaj, numri 1 i Bashkise Malesi e Madhe eshte shprehur: “Une kam besim te patundur tek ekipi, kam besim tek stafi teknik qe e drejton me shume kompetence kete ekip dhe jam i bindur se ato do punojne fort per t’u ngjitur ne kategorine e pare.

Duke pase parasysh se Shkodra dhe Malesia e Madhe kane shume lojtare cilesore dhe duke i shfrytezuar keto potenciale, ne do te kemi nje ekip edhe me te mire sezonin tjeter. Edhe nga bisedat qe kisha me stafin dhe lojtaret, pashe tek ata nje besim te patundur per ngjitjen nje kategori me lart”.

Kryebashkiaku Marinaj ka folur nderkohe edhe per stadiumin e ri, per te cilin ka vite qe flitet dhe per te ka thene: “Per stadiumin e ri ka perfunduar tashme projekti dhe jemi ne fazen e negociatave edhe me Federaten Shqiptare te Futbollit qe ne ta fillojme sa me pare stadiumin.

Mendoj se punimet per ndertimin e tij do te nisin brenda ketij viti. Thjesht eshte çeshtje kohe derisa te saktesojme se çfare do te marre persiper Federata dhe çfare Bashkia, e per ta finalizuar me pas kete projekt”./SHKODRA-SPORT.COM/