Taekondistet e Vllaznise i kane dhuruar Shqiperise tre medalje ne Kampionatin Ballkanik qe u zhvilua ne Rumani. Padyshim qe ky eshte nje sukses i tyre, por edhe i trajnerit Elion Puka qe punon me to.
Sipas informacionet qe sjell vete ky i fundit, sportistja Menida Meta duke konkurruar ne peshen 31 kg, eshte renditur e dyta dhe eshte shpallur nenkampione Ballkani per te reja.
Te njejtin sukses ka arritur edhe sportistja Enisa Shabaj e cila ka konkurruar ne peshen 59 kg duke varur ne qafe medaljen e nenkampiones se Ballkanit.
Nga ana tjeter, Isra Meta ka konkurruar ne peshen 44 kg dhe eshte renditur e treta duke marre medaljen e bronzte ne kete kampionat Ballkani. Nderkohe sportistja tjeter Irsa Osmanaga ne peshen 55 kg ndonese ka fituar nje ndeshje, nuk ka arritur dot te futet ne zonen e medaljeve.
Me keto rezultate te sportisteve shkodrane, por edhe te sportisteve te ekipeve te tjera, Shqiperia eshte renditur ne vendin e dyte ne Ballkan me te rejat dhe po ashtu edhe me te rriturit, nderkohe me femijet eshte renditur ne vendin e peste./SHKODRA-SPORT.COM/