Fitorja e fundit ndaj Laçit ka rritur entuziasmin ne kampin shkodran. Futbolliste e drejtues jane pare duke festuar gjate pas ketij suksesi ne dhomat e zhveshjes.

Por nderkohe, sekretari i Vllaznisë Blendi Dibra permes nje postimi ne rrjetet sociale, e ka lidhur përkujtimin e Çlirimit të Shqipërisë nga nazistët gjermanë (29 nëntor), me origjinën e trajnerit kuqeblu, Thomas Brdaric.

“Gjermani i fundit” ndodhet në Shkodër, shkruan Dibra, duke postuar foto me trajnerin. “S’kemi pse të festojmë 29 nëntorin, ”gjermani i fundit” ndodhet ende në Shkodër për të pushtuar Superligën shqiptare të futbollit”, shkruan Dibra.

Ky koment ka “shkrirë gazit” presidentin e Vllaznisë, me Alban Xhaferin që ka reaguar me një emoji. Gjeja me pozitive te Vllaznia ne fakt, eshte maredhenia ne mes te gjithe pjestareve te saj dhe mbase ky eshte kyçi i suksesit.