Ne pritje te startit te kampionatit, Vllaznia do te zhvilloje neser nje tjeter ndeshje miqesore. Perballe saj kete here do te jete ekipi i Beses se Kavajes.

Klubi shkodran ka njoftuar se ndeshja do te zhvillohet pasditen e neserme ne oren 17:00 ne stadiumin “Loro Boriçi” dhe pritet te ndiqet me interes nga tifozet kuqeblu.

Per kete miqesore, trajneri Brdariç do te kete mundesine te shohe ne fushe edhe lojtaret e ardhur se fundi si Hakajn, Mustedanagiç dhe Sadrijaj.

Vllaznia ka zhvilluar tre ndeshje miqesore kohet e fundit dhe po ashtu edhe finalen e Superkupes ndaj Teutes teksa ka ende vend per kolaudim te skuadres sepse lojtaret e ardhur kane qene te shumte.

Kuqeblute do ta startojne kampionatin e ri javen e ardhshme dhe sfiden e pare do ta luajne ne tranferten e veshtire te Laçit ku padiskutim qe do te tentojne fitoren./SHKODRA-SPORT.COM/