Prej pak ditesh ne Shkoder ka lindur nje debat jo i vogel ne ambjentin sportiv si rrjedhoje e diskutimeve pro dhe kunder çmimeve te aboneve qe kane vendosur drejtuesit e klubit Vllaznia per sezonin 2021-2022.

Por nderkohe, diten e sotme edhe klubi Tirana ka ndjekur te njejten rruge duke nxjerre ne shitje abonete per tifozet e saj.

Ajo qe te ben pershtypje eshte se çmimet per abonete e bardhebluve qe ndeshjet e ketij sezoni do t’i luajne ne “Air Albania”, jane shume me te shtrenjta ne krahasim me çmimet qe ka aplikuar klubi Vllaznia.

Keshtu nje abone sezonale ne tribunen qendrore per tifozet e Tirane kushton 600 mije leke te vjetra, ndersa per tifozet aboneja ne tribunen VIP kushton 200 mije leke, ndersa ne tribunat A dhe B, po te tribunes qendrore, aboneja kushton 140 mije leke te vjetra.

Ne tribunat perkarshi, Tirana e ka vendosur çmimin e abonese 200 mije leke, ndersa Vllaznia 100 mije leke ne qender dhe 70 mije leke pak me ne qoshe.

Ne tribunat pas porte, aboneja e vendosur nga Tirana eshte 70 mije leke te vjetra, ndersa Vllaznia e ka caktuar ne shifren 40 mije leke. Siç shikohet, diferencat ne çmime jane te medha, megjithate ajo qe mbetet eshte se tifozet ne sezonin e ri do te jene te detyruar te paguajne me shume per te ndjekur skuadrat e tyre./SHKODRA-SPORT.COM/