Vllaznia prezanton trajnerin e ri. Ashtu siç kemi lajmeruar, njeriu qe do te zevendesoje Migen Memellin ne pankinen kuqeblu eshte Qatip Osmani.
Por ai nuk ka ardhur vetem ne Shkoder dhe bashke me te do te jete edhe zevendestrajneri Bashkim Ljivoreka. Ja komunikata e klubit shkodran:
“Klubi i Futbollit Vllaznia dêshiron të informojë opinionin publik se trajneri i ri i ekipit tê parë të Vllaznisë do të jetë z. Qatip Osmani.
Ai vjen te skuadra jonë pas një karriere të suksesshme tek Shkêndija e Tetovës me të cilën ka fituar 5 trofe.
Bashkë me të, në stafin e Vllaznisê do të jetë edhe z. Bashkim Ljivoreka që do të ketë detyrën e zëvendêstrajnerit.
Mirë se erdhët në familjen kuqeblu profesor Qatipi dhe Bashkimi!”