Një “ish” i dyfishtë, Michael Owen, ka folur për finalen e Champions League mes Real Madrid dhe Liverpool.

Ish-sulmuesi, që ka luajtur për të dyja ekipet, aktualisht është komentator televiziv dhe në një intervistë për “Marca,

ka përshkruar ato që do të jetë karakteristikat e finales së Kievit, më 26 maj dhe më pas i ka kushtuar një mendim Anglisë së tij, çfarë mund të bëj ekipi i Southgate në Kupën e Botës 2018.

Sipas tij Real do të fitojë Champions, ndërsa “luanët” do të shkojnë deri në çerekfinale në Rusi.

Finalja – “Do të përballen dy stile shumë të ndryshme. Liverpool luan shumë mirë kundër skuadrave të forta, e di si ta qarkullojë topin dhe shkon direkt drejt portës.

Faktikisht nuk ndërtojnë shumë lojë, por përpiqen menjëherë të vertikalizojnë dhe bazojnë gjithçka te kundërsulmi.

Do të jetë një finale e bukur, ku ekipet nisen 50% me 50% të mundësive, por unë mendoj se do të fitojë Real Madrid, sepse në finale, atëherë kur duhet, ata fitojnë gjithmonë. Kam luajtur me të dyja ekipet por bëj tifo për Liverpool.”

Botërori – “Nuk kam shumë besim te Anglia, por kam shpresë. Mendoj se nuk kemi një ekip të fortë si në vitet e kaluar dhe ende nuk e dimë se cili do të jetë portieri titullar.

Garancia e vetme janë golat e Kane. Gjithsesi kemi pasur shumë dëmtime në mesfushë dhe kjo më shqetëson.

Shorti na ka favorizuar në fazën me grupe dhe mendoj se do të shkojmë deri në çerekfinale, sepse nuk do të kemi kundërshtarë të fortë.

Nuk besoj se mund të fitojmë ndaj Brazilit, Spanjës, Francës ose Gjermanisë.”/telesport/