Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREE FUNDIT/ Zbardhet formacioni i Vllaznisë, Brdariç bën vetëm një ndryshim

E FUNDIT/ Zbardhet formacioni i Vllaznisë, Brdariç bën vetëm një ndryshim

Zbardhet formacioni me te cilin Vllaznia do te luaje sor ndaj Teutes ne ndeshjen qe do te startoje ne oren 16.45 ne “Elbasan Arena”.

Ashtu siç pritej, ka vetem nje levizje ne 11-shen e kuqebluve ne krahasim me ate qe ka luajtur ne dy ndeshjet e fundit. Braziliani Da Silva do te jete ne fushe ne vend te Mustedanagiç.

Te tjeret do jene po ato qe kane qene ne ndeshjet e kaluara. Ne porte do jete Zogoviç, ndersa katershja e mbrojtjes do te jete e perbere nga Gurishta, Adili, Diagne dhe Hakaj.

Ne mesfushe do jene Krymi, Jonuzi dhe Da Silva. Nderkohe ne sulm do jete treshja A. Hoxhaj, Latifi dhe Aralica./SHKODRA- SPORT.COM/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments