Mbremja e djeshma na ka dhene nje lajm te hidhur. Eshte ndare nga jeta ne moshen 76 vjeçare nje personazh shume i njohur, nje tifoz i madh i Vllaznise, Shaban Piranej. Kepuctari i njohur qe e kishte kthyer dyqanin e tij ne Parruce edhe ne nje muze shume origjinal, ne fakt prej vuante nga nje semundje e rende.

“Shkodra Sport” e paralajmeroi nje gje te tille para pak kohesh, por mbetem me shpresen se Shabani do ia hidhte. Ashtu siç kishte kaluar shume probleme e drama te hereve te kaluara, por kete here nuk ndodhi keshtu.

Semundja qe e pushtoi qe nga muaji maj, beri qe ai te mos ngrihej me ne kembe. Si rrjedhoje, mungoi ne qoshen e tij ne dyqanin e ndodhur ne Lagjen Parruce, mungoi ne stadium per te mbeshtetur Vllaznine, skuadren e tij te zemres.

Njeriu qe i ka sherbyer per 15 vite me rradhe Vllaznise ne rolin e kepucarit, pasditen e se martes na la lamtumiren. Nje humbje e madhe kjo jo vetem per familjen por edhe per gjithe Shkodren dhe Vllaznine sepse Shaban Piranej ishte njeri i rralle, ishte tifoz i rralle.

Per Vllaznine atij i kane shpetuar edhe lot jo ne pak raste dhe hera e fundit ka qene pikerisht ne ate kohe kur Vllaznia po binte nga kategoria 4 vjet me pare. Ajo video e “Shkodra Sport” ne fakt u pat bere virale sepse tregonte me se miri pasionin e jashtezakonshem me te cilin Shabani e ndjek Vllaznine.

Ceremonia e percjelljes per ne banesen e fundit do te zhvillohet sot ne oren 13.00, I perjetshem qofte kujtim yt tifozi i madh i Vllaznise Shaban Piranej!