HomeKRYESOREE kërkon e gjithë Europa, besojeni ose jo, Marash KUMBULLA paguhet më...

E kërkon e gjithë Europa, besojeni ose jo, Marash KUMBULLA paguhet më pak se Michael Ngoo

Marash Kumbulla është në qendër të vëmendjes për shkak të performancës së mrekullueshme përgjatë këtij sezoni. Besojeni ose jo, qendërmbrojtësi ynë i Kombëtares paguhet vetëm 50 mijë euro në sezon.

Sikurse raporton Gianlucademarzio, shtatlarti i prapavijës kuqezi ka lidhur një kontratë profesioniste me Veronën në fillim të këtij edicioni dhe paga që përfiton në muaj është e papërfillshme në krahasim me nivelin e Seria A.

Po të bëjmë një krahasim të shkurtër, 20-vjeçari paguhet aq sa marrin lojtarët të cilësuar si më të mirë në kampionatin shqiptar. Madje ka edhe nga ata që e kalojnë shifrën e 5 mijë eurove në muaj, siç është sulmuesi i Tiranës, Michael Ngoo që paguhet afro 7 mijë euro në muaj.

Kujtojmë që Kumbulla po vëzhgohet nga Manchester City, Barcelona, Real Madrid dhe Inter. Kjo merkato vere vështirë se do ta lërë te Verona. Vlera e kartonit të tij është 20 milionë euro, ndërsa paga e tij 50 mijë euro në sezon./newsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments