Tashme eshte zyrtare. Mesfushori nga Kopliku Enis Çokaj ka lene Lokomotiven e Zagrebit dhe ka firmosur me skuadren e njohur greke te Panathinaikosit. Firma e 23 vjeçarit eshte hedhur dhe neser do te behen edhe testet mjekesore per ta konfirmuar plotesisht kete transferte.

Lajmi qe qarkulluar pasditen e sotme ne media, eshte konfirmuar para nje ore edhe nga ana e vete klubit kroat qe ne faqen e tij zyrtare shkruan keshtu:

“Pasi klubet ranë dakord për kushtet e transferimit sot, Enisi nesër në mëngjes duhet t’i nënshtrohet një kontrolli mjekësor në Athinë dhe të bëhet lojtar i Panathinaikos. Vlera e transferimit është mbi 1,0 milionë euro.

Enis erdhi në Lokomotive në moshën 18-vjeçare në fillim të vitit 2018. Pas sezonit të luajtur për të rinjtë e Lokomotivës, Enisi me lojërat e tij të shkëlqyera u bë me meritë pjesë e ekipit të parë dhe lojërat e tij të mira nuk kaluan pa u vënë re as në vendlindje, dhe Enisi disa herë ishte anëtar i kombëtares shqiptare U21 si dhe ka 3 paraqitje zyrtare në ekipin e të rriturve të Shqipërisë.

Enisi ka bërë gjithsej 102 paraqitje zyrtare për Lokomotivën. Në këtë mënyrë i urojmë Enisit shumë fat në Greqi!”