17 vjeçari shkodran Justin Ferizaj vazhdon te jete pjese e planeve te trajnerit te Shamrock Rovers edhe ne ndeshjet e “UEFA Europa Conference League” dhe keshtu ka ndodhur edhe ne ndeshjen e mbremjes se sotme ndaj belgeve te Gent.
Kete here ne fakt mesfushori i lindur ne Irlande por me prinderit nga Shkodra, nuk ka luajtur si titullar por eshte aktivizuar ne minuten e 75-te ne vend te futbollistit Jack Byrne.
Ne kete moment rezultati i ndeshjes ka qene 3-0 per Gent dhe ai nuk ka ndryshuar deri ne fund pavaresisht perpjekjeve te futbollisteve te Shamrock per te ngushtuar te pakten rezultatin por nuk ia ka dale.
Megjithate per Ferizajn e rendesishme eshte qe ai vazhdon te aktivizohe rregullisht nga ana e trajnerit Stephen Bradley si ne ndeshjet e kampionatit irlandez, ashtu edhe ne kompeticionin europian.
Kjo ka bere qe disa prej ekipeve te njohura angleze te vihen ne kerkim te ketij futbollisti dhe menaxheret e tyre po e ndjekin me shume vemendjen mesfushorin shqiptar dhe nuk perjashtohet mundesia qe ne muajin janar te kemi nje transferim te tij.
Gjergj KOLA