Granit Xhaka në krye të listës së dëshirave të trajnerit Zhoze Murinjo për mesfushën e Romës në sezonin e ardhshëm.

Nuk ka më dyshime, lojtari me origjinë shqiptare Granit Xhaka është ëndrra e Romës për të përforcuar mesfushën.

Sipas “BBC” konfirmohet se mesfushori i Arsenalit dhe kombëtares zvicerane është dëshira e madhe e trajnerit të Romës që e shikon shqiptarin si një pikë kyçe për ekipin e sezonit të ardhshëm.

Kujtojmë se Roma ka siguruar Europa Ligën dhe afrimi i Xhakës do të rriste ndjeshëm cilësinë, për të synuar objektiva madhore sezonin e ardhshëm.

Vlen të theksohet fakti Granit është një ndër futbollistët më të rëndësishëm të Zvicrës, ku do të kërkojë të lerë gjurmë në Europianin që do të startojë ditën e premte, ku përfaqësuesja helvetike është në të njëjtin grup me Italinë, Uellsin dhe Turqinë.