Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë me dije se Alexandër Ceferin do të mbërrijë nesër në Tiranë. Kreu i UEFA-s do të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama në orën 15:00 dhe më pas do të takojë presidentin e FSHF-së, Armand Dukën.
Siç bëhet e ditur do të diskutohen të gjitha problematikat e hasura para zgjedhjeve të datës 2 mars. Në njoftimin për mediet thuhej:
“Presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin do të mbërrijë ditën e enjte për një vizitë zyrtare në Tiranë. Kreu i qeverisë së futbollit europian do të zhvillojë një takim në ora 15:00 me Kryeministrin Edi Rama dhe më pas do të pritet në takim nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka.
Ne keto takime do të diskutohet për problematikat e incidenteve të fundit lidhur me procesin zgjedhor të FSHF-së dhe gjithashtu në lidhje me organizimin e finales historike të UEFA Europa Conference League në stadiumin “Air Albania” më 25 maj”.