Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, falenderon skuadrën për fitoren e arritur në Hungari, një sukses që ka bërë krenar të gjithë shqipëtarët në Botë, por njëkohësisht kërkon qetësi dhe përkushtim për ndeshjen e radhës kundër Polonisë.

Presidenti deklaron se me punë dhe sakrificë ëndrra mund të bëhet realitet, ndërsa konfirmon se “Air Albania” do të jetë plot për ndeshjen kundër polakëve. Ja dhe postimi i plotë i Presidentit të FSHF-së:

“Krenar për këtë skuadër, krenar për këta djem. Ne sot treguam, ashtu si dhe më parë, që mund të bëjmë të lumtur me miliona shqiptarë kudo nëpër botë.

Ne luftojmë për ëndrrat, ne besojmë çdo sekondë te objektivat tonë, ne do i bëjmë ato realitet sepse ne e jetojmë dhe e duam ktë sport.

Të gjithë bashkë, me qetësi, me shumë besim, ne duhet të zbresim në fushën e lojës ndaj Polonisë të martën për të vazhduar rrugën tonë drejt suksesit.

Me përulje, me punë, me djersë, ashtu siç dimë të luftojmë vetëm ne. E marta na avantazhon, 22 mijë zemra kuqezi në stadium dhe 10 milon shqiptar nga ekrani televizorit do na nxisim më shumë për ta prekur dhe bërë realitet UTOPIKEN!”.