Armando Broja është rikthyer në stërvitje me Southampton. Ka qënë vetë trajneri i skuadrës së Premier League, Ralph Hasenhütt, që ka konfirmuar se lojtari shqiptar do të jetë në dispozicion të ekipit për ndeshjen e fundjavës në kampionat me Aston Villa.

Sulmuesi qëndroi pak kohë jashtë fushave, për shkak të një problemi në kyçin e këmbës. Broja ka luajtur 6 ndeshje këtë edicion në kampionat, ku ka gjetur rrugën e rrjetës 2 herë.

Në EFL Cup, ai ka shënuar 2 gola në po kaq ndeshje. 20 vjeçari i lindur në Slugh shihet si e ardhmja e Kombëtares shqiptare të Futbollit.

Lajmi i rikthimit te tij pas demtimit padyshim qe duhet te kete gezuar edhe trajnerin e kombetares shqiptare Edi Reja sepse do ta kete te gatshem javen e ardhshme per ndeshjet eliminatore te Kupes se Botes.