Tre boksierë të Vllaznisë do të marrin pjesë në një tjetër turne ndërkombëtar. Bëhet fjalë për turneun që do të zhvillohet të shtunën dhe të dielën në Hercegnov të Malit të Zi. Boksierët pjesmarrës në këtë aktivitet do jenë Rexhildo Zeneli, Kristian Shytani dhe Syrjan Marinaj. Ata kanë kohë që stërviten me intensitet dhe pas pjesmarrjes së suksesshme pak kohë më parë në kupën “Pavarësia” në Kosovë, tashmë e kanë rradhën për t’u përfaqësuar në një tjetër veprimtari edhe më të rëndësishme.

Themi më të rëndësishme sepse në turneun dyditor të Hercegnovit, do të marrin pjesë boksierë nga disa vende të Europës dhe kjo e bën të vështirë futjen në zonën e medaljeve. Megjithatë, Zeneli, Shytani e Marinaj do të tentojnë këtë gjë sepse kanë kohë që stërviten me intensitet. Dy prej tyre, pikërisht Zeneli e Marinaj siç dihet janë pjesë e kombëtares së 18 vjeçarëve që do të marrë pjesë muajin e ardhshëm në Kampionatin Europian të kësaj moshe dhe prandaj turneu I Hercegnovit do jetë një test për ta. Trajneri I Vllaznisë por edhe I kombëtares shqiptare, I mirënjohuri Zef Gjoni, është I bindur se forma e këtyre sportistëve është e mirë dhe me to mund të tentohet marrja e medaljeve në çdo aktivitet ndërkombëtar ku marrin pjesë. Për momentin, objektivi është suksesi në turneun e Malit të Zi këtë fundjavë.
© shkodrasport.com