Vllaznia ende nuk e ka mbyllur merkaton. Pas brazilianit Andrey Yago, deri ne fund te saj priten edhe dy futbolliste te tjere. Behet fjale per nje lojtar me nr.10 aq shume i kerkuar dhe nje sulmues anesor.

Nje gje e tille eshte bere e ditur nga vete trajneri Qatip Osmani i cili ka qene i ftuar mbremjen e sotme ne emisionin “Star Sport” ku eshte shprehur: “Ne jemi ne bisedime me lojtare te ndryshem. Mund te konfirmoj faktin qe kemi hequr dore nga perforcimet ne mbrojtje.

Po shohim per mesfushen dhe sulmin. Dua te them se jemi shume prane nje lojtari fantazist dhe ndoshta keto 2-3 dite mund te zyrtarizohet. Po ashtu edhe per nje sulmues anesor “winger” per te cilin mund te zbuloj se eshte nje brazilian.

Padyshim qe Vllaznia ka synimet e saj ambicioze per kete sezon dhe keto dy perforcime mund ta forcojne edhe me shume kete skuader e cila po kalon nje moment shume te mire, shoqeruar me 5 fitore ne 5 ndeshjet e fundit./SHKODRA-SPORT.COM/