Rocco Vata, djali i ish-lojtarit të Kombëtares, Rudi Vatës u shfaq protagonist në ndeshjen e mbrëmshme me ekipin e parë të Celtic, në fitoren 5-0 që arritën këta të fundit në Kupën e Skocisë. Golin e pestë për Celtic e shënoi pikërisht 18-vjeçari.

Teksa për këtë temë, në një intervistë për “ReportTV”, ka folur babai i lojtarit, Rudi Vata. Ky i fundit thotë se ishte një moment i veçantë për të gjithë familjen momenti kur Rocco gjeti rrugën e rrjetës. Por Rudi Vata flet edhe për ofertat që djali i tij nga klubet italiane, por dhe për çështjen “Kombëtare”.

“Moment i veçantë për familjen sepse ishte goli i parë me skuadrën e Celtic. Sigurisht që ishte moment i veçantë dhe për Rocco-n. Shpresoj të jetë fillimi i një rrugëtimi të bukur dhe të gjatë në lojën e futbollit.

Ka muaj që ndiqet nga shumë skuadra. Në Seria A ka shumë skuadra që e kanë në listën e tyre. Atalanta dhe Bologna janë dy prej tyre që kanë një projekt teknik për Rokon. Kohët e fundit në lojë është futur edhe Como në Seria B, i cili është tepër i interesuar.

Nuk mendoj që dikush e ka kontaktuar apo pyetur Rokon a je ti i interesuar për të luajtur me kombëtaren shqiptare? Unë si Rud dhe njerëzit duhet ta dinë, që më therrët vendi im”, është shprehur Rudi Vata.