Futbolli europian po shkon drejt ndryshimeve. UEFA ka konfirmuar së fundmi një ndryshim për sa i përket rregullave të arbitrimit, për Europianin.
Në ndryshimin e fundit, thuhet se golat nuk do të anulohen nëse lojtari e ka prekur topin me dorë aksidentalisht gjatë aksionit.
Shpesh golat janë anuluar, në rast se gjatë aksionit kishte pasur ndonjë prekje me dorë. duke krijuar ne kete menyre edhe shume amulli ne stadiumet e ndryshme.
Në rregullin e ri, goli do të anulohet vetëm në rast se lojtari e ka prekur topin me dorë qëllimisht, në të kundërt nëse topi e prek në dorë aksidentalisht, atëherë goli quhet i rregullt.