Nje gol i futbollistit Ari Djepaxhia ne minuten e 90-te i ka dhene nje barazim me vlere Murlanit ne ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ne stadiumin “Redi Maloku” te Fushe- Krujes ndaj Ilirise. Vendasit kane qene ne avantazh 3-2, por ky gol ka bere qe gjithçka te mbyllet 3-3.

Ka qene nje ndeshje vertete interesante e cila ka prodhuar raste, gola, emocione dhe ne fund te dy ekipet kane ndare nga nje pike ne kete ndeshje duke bere qe ato te ruajne te njejtat pozita edhe ne renditje.

Ka qene Xeka qe ka kaluar i pari ne avantazh Ilirine qe ne minuten e 6-te, por gjashte minuta me vone do te ishte Trianoski qe do te barazonte shifrat. Megjithate Lleshi serish do te shenonte golin e dyte per fushe- krujasit dhe pjesa e pare do te mbyllej 2-1 per ta.

Por nderkohe ne pjesen e dyte do te ishte serish Iliria qe do te shenonte edhe golin e trete me ane te Zires duke krijuar idene qe ndeshja u mbyll ketu me fitoren e saj, por nuk do te ndodhte keshtu.

Megjithate djemte e drejtuar nga trajneri Vahedin Pepaj nuk hoqen dore dhe ne minuten e 71-te do te ishte sulmuesi Brilant Hasaj qe do te ngushtonte shifrat, ndersa ne minuten e 90-te do te vinte edhe goli i trete me autor Ari Djepaxhine.

Ne kete menyre, i gjithe takimi u mbyll ne shifrat 3-3 dhe si rrjedhoje pas kesaj jave, Murlani vazhdon te mbaje vendin e tete ne renditje me 17 pike, ndersa Iliria mban vendin e shtate me 20 pike./SHKODRA-SPORT.COM/