Tirana ka triumfuar pasditen e sotme ne futboll ndaj Vllaznise ne “finalen” e parakoheshme, por nje tjeter Tirane eshte kurorezuar sot kampione ne Shkoder. Behet fjale per ekipin e 21 vjeçarëve te volejbollit i cili e mundi Vllaznine edhe ne finalen e dyte dhe ketu eshte mbyllur gjithçka.

Ndeshja e luajtur pasditen e sotme ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ka nisur mire per bardheblute qe e fitojne setin e pare pa shume veshtiresi ne shifrat 25-15. Ne te dytin pritej reagimi i shkodraneve dhe keshtu ndodhi.

Vllaznia ka arritur ta fitoje setin e dyte dhe ne kete menyre numri i tyre eshte barazuar ne 1-1. Por ne vend qe ky sukses t’u jepte krahe volejbollisteve shkodrane, ka ndodhur e kunderta.

Tirana luan serish me mire, eshte me e qarte si ne lojen ne mbrojtje ashtu edhe ne sulm dhe si rrjedhoje, fiton njeri pas tjetrit setin e trete dhe te katert dhe bashke me to edhe krejt ndeshjen me rezultatin 3-1.

Ne kete menyre pasi kishte fituar edhe ndeshjen e pare po me te njejtin rezultat dhe ne kete menyre me rezultatin 2-0 te finaleve, eshte shpallur kampione e Shqiperise per kete grupmoshe per sezonin 2022-23, ndersa Vllaznia eshte mjaftuar serish me vendin e dyte./SHKODRA-SPORT.COM/