Paraqitjet e mira qe beri kombetarja e Moldavise ne dy ndeshjet e fundit eliminatore te Kampionatit Europian ndaj Frances dhe Islandes, ndonese te humbura te dyja me shifrat 1-2, kane bindur drejtuesit e Federates se Futbollit te ketij vendi te firmosin nje kontrate te re me turkun Engin Firat, qe siç dihet mban edhe postin e drejtorit sportiv te Vllaznise.
Lajmi eshte konfirmuar ne faqen zyrtare te kesaj Federate e cila ka nje shkrim me titullin e madh: “Engin Firat mbetet ne Moldavi”.
Federata Moldaviane e Futbollit ka arritur një konsensus me trajnerin Engin Firat. Trajneri, i cili drejtoi Kombëtaren e Moldavisë në 2 ndeshjet e fundit të eliminatoreve të Euro 2020, do të zgjasë kontratën e tij me FMF deri në fund të pjesëmarrjes së ekipit në Ligën e Kombeve, që është të paktën deri në fund të vitit 2020.
“Unë dua të qëndroj në Moldavi sepse kam besim te lojtarët, sepse pashë që ata kanë potencial dhe që ne mund të performojmë. Në të njëjtën kohë, ne morëm garanci nga menaxheri i ekipit kombetar te Federatës se Moldavisë se do të përfitojë të gjitha kushtet e nevojshme për të kryer kete pune. Tani do të shkoj në shtëpi, te familja ime dhe do të kthehem në Moldavi për të nënshkruar kontratën. “, deklaroi Engin Firat për faqen zyrtare te Federates se Futbollit te Moldavise.
Kontrata midis FMF dhe trajnerit gjerman me origjinë turke do të nënshkruhet pasi kandidimi i tij për pozicionin e trajnerit për pjesëmarrje në Ligen e Kombëeveo të miratohet nga Komiteti Ekzekutiv i FMF. Takimi i Komitetit Ekzekutiv është caktuar për fillim të dhjetorit.