Deri para nje muaji ka qene kontigjent i kombetares U17 te Shqiperise, ndonese grumbullimet e tij kane kaluar permes hume peripecish dhe shpeshhere eedhe eshte anashkaluar dhe neglizhuar, per te mos thene edhe injoruar.

Ndoshta per te gjitha keto, futbollisti me origjine nga Shkodra Andrea Ndoj iu pergjigj pozitivisht fteses se bere nga kombetarja greke dhe eshte vene menjehere ne sherbim te saj.

Dhe deri tani duket se gjerat i kane shkuar ne menyren e duhur. Sot, Ndoj ka festuar bashke me shoket e ekipit fitoren 2-0 ndaj kombetares se Gjermanise dhe pas fitoreve me Kazakistanin dhe Azerbajxhanin, greket jane renditur te paret ne grup duke avancuar me tej ne eliminatoret e Kampionatit Europian.

Dhe shkodrani Andrea Ndoj ka dhene kontributin e tij ne te tre keto ndeshje dhe ne fund padyshim qe i eshte gezuar fitoreve dhe kualifikimit.

Shqiperia U17 nderkohe ne tre ndeshjet e saj eshte mundur dy here dhe ka barazuar sot ndaj Gjeorgjise. Ja pse Ndoj nuk duket se ka gabuar ne vendimmarrjen e tij sepse tek Greqia ndihet i vleresuar nderkohe qe eshte edhe i suksesshem.
www.shkodrasport.com