Ka munguar ne dy sfidat e fundit, ato ndaj Tiranes dhe Egnatias per arsye demtimi, por tashme çdo gje e ka lene pas dhe nga neser do te kthehet serish ne formacionin shkodran. E kemi fjalen per mbrojtesin e majte Esin Hakaj.

Ai u pat demtuar ne sfiden ndaj Kukesit dhe si rrjedhoje u detyrua te pushonte per dy jave teksa ne vend te tij ne krahun e majte te mbrojtjes kuqeblu u aktivizua i riu Geralb Smajli, por neser ky i fundit do te ulet ne stol per t’i lene vendin 26 vjeçarit.

Hakaj po luan sezonin e tij te dyte pas rikthimit te Vllaznia dhe kuptohet qe eshte nje element shume i rendesishem per kete skuader dhe si rrjedhoje me rikthimin e tij per ndeshjen e neserme, edhe trajneri Josa do te jete me i qete.

Skuadra shkodrane i ka dy pika shume te forta lojtaret e kraheve te mbrojtjes dhe kur jane ne forme Gurishta e Hakaj sigurisht qe behen shume problematike per te gjithe ekipet kundershtare. Keshtu shpresohet te ndodhe edhe ne sfiden e neserme ndaj Kastriotit, e cila duhet fituar patjeter nga Vllaznia per te lene njehere e mire pas shijen e hidhur qe shkaktoi humbja 0-3 javen e kaluar ndaj Egnatias./SHKODRA-SPORT.COM/