U deklarua se do t’i benin kerkese Federates se Malit te Zi dhe te Kosoves per te marre pjese ne kampionatet e tyre meqenese ne Shqiperi “kishin dale te tepert”, por drejtuesit e Murlanit kane gjetur nje zgjidhje tjeter per ekipin e femrave te tyre.

Duke qene se eshte e pamundur te marresh pjese ne nje kampionat jashte kufijve territoriale, presidenti i klubit Rraboshta dhe drejtori sportiv Shaba kane pare nje zgjidhje tjeter me te mundshme per te mos i lene keto vajza pa luajtur futboll.

Si rrjedhoje, “SHKODRA SPORT” meson se thuajse i gjithe ekipi i Murlanit do te perfaqesoje ate te Kukesit ne sezonin e ri. Per kete te fundit u tha se kishte arritur nje marreveshje me ekipin Tirana AS, por nga sa mesohet ky i fundit ka nje numer shume te reduktuar futbollistesh e per kete arsye, per te plotesuar ekipin eshte dashur qe te behet marreveshje edhe me drejtuesit e Murlanit.

Marreveshja tashme eshte arritur dhe nga java e ardhshme kur dhe do te nise kampionati, te gjitha vajzat e KFF Murlanit do t’i shohim duke mbajtur te veshur fanellen e Kukesit duke premtuar te bejne nje prezantim sa me dinjitoz me te.

Por nese mes drejtuesve te dy klubeve ka nje marreveshje per federimin e ketyre vajzave, kjo nuk do te thote se tek Murlani kane hequr dore nga padia ne adrese ne FSHF-se. Ata kane premtuar se do ta ndjekin kete çeshtje deri ne Lozane sepse sipas tyre perjashtimi nga kampionati i ekipit te Murlanit pa asnje motiv apo arsye, nuk do te kaloje kaq lehte./SHKODRA-SPORT.COM/