Kalimi i mesfushorit te kombetares shqiptare Enis Çokaj nga Lokomotiva e Zagrebit tek Panathinaikos per nje shume prej rreth1.5 milione eurosh, ka marre edhe vemendjen e mediave greke te cilat kane dashur te mesojne me shume rreth ketij lojtari.

Per kete arsye, median greke “Sdna” ka kontaktuar me trajnerin e kombetares U21 te Shqiperise Alban Bushi i cili ne fakt e ka vleresuar se tepermi futbollistin nga Kopliku i Malesise se Madhe. Ai madje ne prononcimin e tij ka zbuluar se ia ka sugjeruar edhe trajnerit Reja per ta aktivizuar ne 11-shen e pare.

“Cokaj është futbollist shumë i mirë. Fola javën e kaluar me të, nuk e prisja se do të vinte në Greqi. Është lojtar që shquhet për vrapimet në mesfushë dhe topat e gjatë diagonal. Lojtar skuadre, punëtor dhe me këmbë të fortë. Është i mirë në bllokim të aksioneve dhe në krijim e tyre.

Mendoj se ky është një transferim shumë i mirë i Panathinaikos. Përmes kësaj lëvizje, Cokaj do të vendoset te Kombëtarja A. I dhashë mundësinë të luante për herë të parë te U21, madje i kërkova trajnerit Reja ta merrte në ekip të parë dhe ta vendoste në 11”- ka deklaruar Bushi./SHKODRA-SPORT.COM/