Ada behet me trajner te ri. Prej pak ditesh drejtimin e kesaj skuadre e ka marre nje emer i njohur i futbollit shkodran Altin Xhahysa. Trajneri qe vetem para pak kohesh ka drejtuar ekipin e Murlanit, tashme do te jete rival me te sepse do te marre nje ekip tjeter, pjesmarres po ne kategorine e dyte.

Lajmi konfirmohet nga burime prane skuadres velipojake. Ne fakt “Shkodra Sport” edhe para pak ditesh e publikoi nje lajm te tille ne lidhje me oferten qe presidenti Alfred Pjetri i kishte bere Xhahyses per te marre drejtimin e saj dhe trajneri kishte kerkuar pak kohe per t’i kthyer pergjigje.

Dhe ajo ne fakt ka ardhur. Ai ka pranuar dhe nderkohe ka nisur punen per ndertimin e skuadres teksa po kontakton edhe me lojtare te tjere per t’i bindur qe te behen pjese e Ades ne sezonin e ri futbollistik.

Behet e ditur se trajneri Xhahysa dhe pjesa tjeter e stafit teknik te Ades kane planifikuar qe seanca e pare stervitore te zhvillohet diten e hene dhe perpos kontigjentit te vjetshem, ne stervitje mendohet te jene edhe emra te rinj.

Kampionati i kategorise se dyte do te nise me 1 tetor dhe Ada mendohet te ndertoje nje ekip konkurrues ne menyre qe te mos vuaje ashtu si sezonin e kaluar kur vetem ne javet e fundit arriti te siguronte qendrimin ne kategori./SHKODRA-SPORT.COM/