Nesër në orën 14:00 në fushën “Reshit Rusi” do të luhet një nga ndeshjet më të rëndësishme për 19-vjeçarët e Vllaznisë, ajo ndaj Partizanit. Një sfidë shumë interesante, të cilën padyshim që do të kërkojnë ta fitojnë te dy ekipet.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Vioresin Sinani, deri më tani, po kryeson me meritë renditjen e grupit A të grupmoshës së 19-vjeçarëve, duke u pozicionuar kështu në krye të renditjes. Pas nuk mbetet as Partizani, teksa ndodhet një pikë pas Vllaznisë.

Nesër shkodranët do të luajnë një ndeshje tepër të rëndësishme, teksa fitorja e shkëput me 4 pikë diferencë. Vlen për t’u theksuar se kjo ndeshje do të transmetohet live në faqen e Akademisë Vllaznia.

Ndërkohë nga ana tjetër, edhe 17-vjeçarët shkodranë do të luajnë nesër ndaj Brians. Ndeshja do të startojë në orën 12:00 në “Reshit Rusi”, ku edhe do të zhvillohet kjo ndeshje.

Pas suksesit të arritur me Djelmninë Shkodrane, ku arriti që të fitojë, tani ekipi i 17-vjeçarëve synon që një sukses të tillë ta arrijë edhe me Brians nesër.

Skuadra që drejtohet nga trajneri Edmond Doçi ndodhet në vendin e dytë me 28 pikë, teksa kërkon me patjetër fitoren për të ndjekur Internacionalin e vendit të parë, që ndodhet në krye të renditjes me 38 pikë.
Maringlen ZHIVANI