Ishte bere e ditur prej disa kohesh dhe tashme eshte zyrtare. Terbuni i sezonit te ri nuk do t’i zhvilloje me stervitjet ne Tirane siç ka bere me perpara, por ne Shkoder. Nje gje e tille behet e ditur permes nje njoftimi zyrtar te vete klubit pukjan.
Ne te thuhet se stervitja do te nise pasditen e se henes ne kompleksin sportiv “Zmijani” dhe bashke me te do te behet edhe prezantimi i stafit teknik. Kujtojme qe drejtor teknik eshte caktuar Alfred Pjetri, ndersa mbetet per t’u pare se kush do te jete trajneri i ri i Terbunit. Ja njoftimi i klubit Terbuni:
ZYRTARE
Të dashur tifozë Pukjanë:
Klub Futboll TËRBUNI PUKË ju njofton se ditën e hënë, me datë 31 korrik, ora 18:00, në kompleksin sportiv “Zmijani”, Shkodër, bëhet prezantimi i ekipit tonë, si dhe i stafit teknik për sezonin e ri futbollistik 2023-2024. Në këtë takim, krahas drejtuesve, futbollistëve dhe përfaqësuesve të medias, ftohen të jenë të pranishëm çdokush që është i interesuar për të ndjekur nga afër prezantimin e ekipit tonë. Ndërsa presidenti i ekipit tonë, Rrok Dodaj deklaroj:
Një ftesë e sinqertë për të marrë pjesë në këtë event, adresohet dhe për futbollistët e sezonit të kaluar, të cilët dëshirojnë të luajnë sërish për ngjyrat e FK “Terbunit”, pasi jemi të hapur për negociata që i shërbejnë vijimësisë së tyre, në respekt të kontributit që kanë dhënë për ngjyrat e ekipit pukjan.
”Dy ngjyra, një emër, TËRBUN të kam në zemer”