Fallou Diagne nuk është më pjesë e Vllaznisë. 32 vjeçari dhe presidenti Xhaferi kanë gjetur akordin për të ndërprerë bashkëpunimin me konsensus.

Senegalezi nuk e ka kapërdirë dot lënien në stol në Kupën e Shqipërisë, ndërsa edhe vonesat e pagave kanë sjellë një vendim të tillë.

Tanimë mbetet që lajmi të zyrtarizohet nga klubi, me lojtarin që prej ditësh nuk ka qenë në stërvitjet e trajnerit Plori.

I afruar në verën e 2021, Diagne bëri paraqitje të mira te Vllaznia dhe këtë sezon u aktivizua në 30 ndeshje duke shënuar edhe dy gola.

Diagne ka qenë më herët pjesë e Metz, Freiburg, Rennes, Werder Bremen apo edhe Konyaspor. Vllaznia luan sot me Teutën në transfertë, duke nisur nga 16:45./newsport/