Nuk ka më dyshime, Eden Hazard do të jetë lojtari më i ri i Real Madridit. Belgu ka gjetur gjuhën e përbashkët me Real Madridin dhe tashmë gjithçka është e kryer.
Reali dhe Chelsea kanë rënë dakord për një shifër prej 100 milionë eurosh dhe bonuse. Hazardi do të firmosë një kontratë 5 vjeçare me klubin madrilen.
Prezantimi i tij pritet të ndodhë ditën e sotme, ndërsa tashmë nuk ka më dyshime se Zidane mori një nga objektivat kryesorë të merktos së verës.
Marrëveshja është kryer ditën e mërkurë, ndërsa është informuar nga menaxherin e tij në qendrës stërvitore të Belgjikës rreht orës 14:45./telesport/