Real Madrid është duke përgatitur një njoftim të posaçëm zyrtar pasi gjigantët spanjollë janë më afër nënshkrimit të sulmuesit të Paris Saint Germain, Kylian Mbappe.

Zhvillimi u konfirmua nga gazetari i njohur Fabrizio Romano. Më herët u raportua se klubi spanjoll nuk shqetësohet se ardhja e francezit do të ndikojë në dhomën e zhveshjes.

Sipas gazetës spanjolle Relevo, askush në Real Madrid nuk është i mendimit se Mbappe do të prishë atmosferën e dhomës së zhveshjes.

Mediumi shton se situata është krejtësisht e kundërta në dhomën e zhveshjes, pasi po numërojnë ditët për të pritur yllin francez në klub.

Mbappe pritet të përfundojë transferimin e tij të shumëpritur te Real Madrid në verë, pasi thuhet se ka informuar presidentin e PSG-së, Nasser Al Khelaifi se do të largohet nga klubi pas përfundimit të sezonit si lojtar i lirë.

Lëvizja e francezit në Madrid është vetëm një çështje kohe tani pasi media të shumta kanë raportuar se marrëveshja zyrtare do të shpallet sapo të bien dakord detajet përfundimtare mes dy palëve. /Telegrafi/