Gazetari Lirim Zalla, foli në MCN TV, për situatën në Superiore, në këtë fund të kampionatit.

Sipas tij, lufta është e hapur edhe për vendin e parë, ndërsa shtoi se presioni është tek Egnatia, Vllaznia dhe Partizani.

“Isha skeptik për ta quajtur kampionatin të çmendur. Mendoj se në dy ndeshjet e fundit, janë gjërat interesante. Të gjitha skuadrat janë në luftë të hapur, përveç Kukësit dhe Erzenit. Teuta mund ta mbyllë me 50 pikë. Ndërkohë edhe ekipet sipër, tentojnë vendin e katërt.

Duhet të nënvizojmë se lufta është e hapur edhe për vendin e parë, edhe për të marrë vlerësimin monetar. Për një klub është shumë mirë. Presioni është te tre ekipet, që synojnë vendin e parë”- është shprehur Zalla.