Tek Vllaznia nuk ka qetesi. Pas 5 largimeve te cilat tashme jane bere publike, mund te kete edhe ndonje tjeter qe mund t’i jape lamtumiren kuqebluve.
Kjo sepse Ismael Dunga mund të jetë largimi i radhës nga Vllaznia. Problemet që keniani ka me vizën pritet t’i shkaktojnë probleme edhe në Shkodër, ndërsa vonesat burrokratike në Afrikë kanë bërë që kuqeblutë t’i hedhin sytë gjetkë.
Nga Shkodra raportohet se drejtuesit e Vllaznisë janë në negociata të avancuara me Albion Avdijaj, sulmuesin që është nën kontratë me Tiranën.
26 vjeçari nuk gjeti hapësira te kampionët e vendit, ndërsa me gjasë pritet që të zyrtarizohet te Vllaznia në orët në vijim.