Ka qene minuta e 88-te, vetem tre minuta pasi Vllaznia pesoi golin e barazimit ndaj ukrainaseve te Vorskla Kharkiv dhe te gjithe te pranishmit ne stadiumin “Loro Boriçi” i kapi paniku per nje eliminim te ekipit shkodran.

Por ka qene mesfushorja Gresa Berisha ajo qe i ka qetesuar te gjithe duke nxjerre nje gol nga “hiçi”. I ka bere presing kundershtares ne hyrje te zones se saj, ia ka rrembyer topin nga kembet dhe ka gjuajtur menjehere duke e derguar topin ne rrjete. Nje gol qe i ka çuar te gjithe ne ekstaze dhe mbi te gjitha ka çuar Vllaznine ne 16 skuadrat me te mira te Europes.

Vete Gresa pas ndeshjes nuk ka patur mundesi te flase sepse shorti e ka çuar ne testin e antidopingut, por megjithate nuk ka hezituar te flase me vone ne nje prononcim ekskluziv per gazeten “Shkodra Sport” kur eshte shprehur:

“Ne fillim nuk munda ta besoj nese ndodhi vertete ajo qe ndodhi apo jo, por per mua tani mundem te them se ishte nje enderr e kahmotshme qe u realizua ate dite, me ate gol dhe me ate kualifikim historik qe morem”.

Nderkohe, te gjitheve u ka bere pershtypje fakti qe Berisha pas golit, ndonese ishte shume i rendesishem dhe i dha fitoren 2-1 Vllaznise, ajo nuk ka gezuar ashtu si duhet. Shumekush ka menduar se gjithçka i erdhi e papritur, por ja si e shpjegon autorja e golit kete moment:

“Te them te drejten mbasi e pashe topin ne rrjete, mu duk se jam ne enderr. Kam pas shume emocione ne ato momente, ndonese mund te jem dukur qe nuk reagova fare. Por thjesht nuk di ta pershkruaj me fjale sa e lumtur kam qene. Me erdhi vetevetiu te veproja ne ate menyre, te festoja ashtu dhe me pas edhe me shoqet e ekipit.

Ne para ndeshjes bashke me shoqet e ekipit kemi planfiikuar edhe menyra te ndryshme se si do te festonim ne rast te shenimit te golit, por atehere kur e shenova, festa erdhi spontanisht dhe u be ne nje menyre tjeter. E bera ashtu si e ndjeva, por e rendesishme ishte qe topi perfundoi ne rrjete dhe Vllaznia fitoi dhe u kualifikua per ne 16 skuadrat me te mira te Europes”.

Gresa Berisha pak muaj me pare ne nje interviste per “Shkodra Sport” u shpreh se per ne Ballkan e Rajon, Vllaznia eshte Barcelone per ekipet e tjera dhe ne fakt ajo duket se e ka parashikuar kete çfare ndodhi sepse tashme Vllaznia mund te ndeshet me skuadrat elitare te Europes.

“Po normal, une e kam thane ate gja me bindje te plote sepse e kam ditur punen qe behet ne ekipet e tjera dhe e di edhe punen qe behet te Vllaznia. Kjo qe bejme ne eshte nje pune e jashtezakonshme, duke filluar prej stafit e deri tek presidenti. Une mensoj qe nese ti punon e saktifikon per diçka, asgja nuk eshte e paarritshme. Edhe ne kemi punuar per kete sukses ku jemi sot dhe jam shume e lumtur qe ia dolem”- shprehet mesfushorja e Vllaznise.

Vllaznia do te mesoje mesditen e se henes edhe emrat e ekipeve kundershtareve per fazen e grupeve. E pyetur nese ka ndonje preference per kundershtaret e mundshme, Berisha do te pergjigjej: “Jo, ndonje preference te veçant nuk kam, por dihet se ne kete raund ku jemi ne, jane te gjithe ekipe qe kane peshe dhe emer te madh. Shpresoj te kemi sadopak fat ne short edhe besoj qe me ekipin e Vllaznise do te mundohemi te bejme me te miren dhe pse jo, edhe ndonje befasi ne grup”.

Megjithate, kur ia rikujton Greses emrat e disa prej ekipeve me te cilat ajo dhe Vllaznia do ndeshen, si Lion, Barcelona, Wolfsburg, Celsi, Arsenal, Real, PSG etj, se cili prej tyre “e ngacmonte” me shume, ajo do te pergjigjej: “Po si femije, e kam dashur Barcelonen e djemve dhe ndoshta kjo eshte arsyeja pse kisha pase qejf te luaje ne “Camp Nou”.
Gjergj KOLA