Ka udhëhequr deri në minutën e 63-të, por më pas gjithçka është përmbysur dhe ajo ka dalë e humbur nga ndeshja. E kemi fjalën për Vllazninë U-17, në ndeshjen që ajo ka pasur ndaj Dinamos, në ballafaqimin e vlefshëm të javës së dytë të kampionatit.

Kjo ndeshje është luajtur paraditën e sotme në Qendrën Kombëtare Sportive në Kamëz dhe në fund të saj, kanë qenë blutë e kryeqytetit, të cilët kanë fituar me rezultatin 4-2. Ata kanë besuar deri në fund tek përmbysja dhe ia kanë dalë ta bëjnë ndaj ekipit shkodran.

Ky i fundit ka kaluar i pari në avantazh me anë të Çelepijës, që në minutën e dytë. Megjithatë, në fund e pjesës së parë, më konkretisht në të 41-tën, do të ishte sërish Çelepija që do të shënonte, por kësaj rradhe një autogol në portën e tij. Me këtë gol dhe me rezultatin 1-1, do të mbyllej pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, kuqeblutë e trajnerit Gilman Lika kanë arritur të shënojnë edhe një gol tjetër në minutën e 56-të me anë të Hoxhës. Megjithatë, Vllaznia U-17 e ka ruajtur këtë rezultat deri në minutën e 63-të, atëherë kur Deda ka barazuar për Dinamon fillimisht, para se Koleci të shënonte edhe golin e tretë me penallti në minutën e 83-të.

Deri në fund, do të kishte kohë edhe për një gol tjetër të Dinamos, me Meçan që shënoi në minutën e 90-të të ndeshjes. Tashmë pas këtij goli, ndeshja nuk ka prodhuar asgjë tjetër dhe i gjithë takimi është mbyllur në shifrat 4-2 për Dinamon U-17.

Pas kësaj ndeshje, ekipi shkodran renditet në vendin e tetë në tabelën e klasifikimit me vetëm një pikë. Megjithatë, kampionati sapo ka nisur dhe janë edhe shumë ndeshje të tjera deri në fund dhe nëse ky ekip bën mirë, mund t’ia dalë në synimet e veta që ka. /Maringlen ZHIVANI/

Dinamo-Vllaznia U17 4-2

Golat për Vllazninë: Çelepija 2’, Hoxha 56’

Vllaznia U-17: Arm. Gerbeti, Meta, Selmani, Likaj, Kubazi, Toni, Ara, Ars. Gerbeti, Hoxha, Çelepija, Guri (u aktivizuan: Hotaj, Sylja, Smakaj, Kapllanaj) Tr: Gilman Lika