Futbollisti 18 vjeçar shkodran Kevin Haveri ka luajtur sot si titullar ne formacionin e Mantovas ne miqesoren qe ajo ka zhvilluar ndaj Lacion, te cilen e ka humbur me rezultatin 0-4.

Kuptohet qe diferencat mes dy ekipeve jane te medha sepse Mantova militon ne Serine D te futbollit italian ndersa Lacio eshte nder me te mirat e Seria A.

E rendesishme eshte qe Haveri e ka nisur ndeshjen si titullar me Mantovan, çka tregon se ai ka fituar besimin e trajnerit Brando qe per rrjedhoje i ka besuar nje vend ne formacion.

Lacialet kane fituar fale golave te shenuar nga Anderson, Immobile, Milinkovic dhe Caicedo. E rendesishme eshte qe Haveri po promovohet ne futbollin italian ku deshiron t’i ngjise shkallet nje e nga nje duke startuar nga Seria D.

Fillimi duket i mbare. Mosha e re dhe te dhenat fizike jane te admirueshme e per kete arsye, drejtuesit e Mantovas po i besojne, çka tregon se shume shpejt mund te firmosin me te,

Haveri ka dale nga “Albanian Ajax School” dhe ka spikatur ne kampionatet e moshave ashtu si dhe me ekipin kombetar U19 pjese e te cilit eshte.