Stefano Pioli eshte larguar tashme dhe e gjithe vemendja tek Milan ka qene e perqendruar per gjetjen e zevendesuesit te tij dhe ai tashme duket se eshte gati per te ardhur dhe per t’u emeruar ne kete detyre.

Paulo Fonseca do të jetë trajneri i ri i Milan. Portugezi do të marrë drejtimin e kuqezinjve në sezonin e ri, ndërsa do të zëvendësojë në stol Stefano Piolin.

Palët kanë arritur marrëveshjen mes tyre. Sipas Fabrizio Romano bëhet me dije se 51-vjeçari pritet të nënshkruajë një kontratë 2 vjeçare me italianët.

Nga kjo portugezi do të përfitojë 2.5 milionë euro neto në sezon, ndërsa ka opsion rinovimi edhe pë rnjë vit tjetër. Gjithçka pritet të konkretizohet në orët e ardhshme.