Trajneri i Brazilit, Dorival Junior, beson se Vinicius është fituesi i Topit të Artë në pritje të paraqitjeve të tij këtë sezon. Vinicius Junior ka pasur një formë të jashtëzakonshme këtë vit me Real Madridin.

Kjo ka bërë që trajneri i Kombëtares së Brazilit, Dorival Junior është i bindur se Vini do ta fitoj Topin e Artë.

“Kjo fushatë që ai Vincius kreu gjatë kësaj periudhe është ajo që do ta shkurtojë atë rrugë drejt Topit të Artë”, tha Dorival.

“Nga të gjithë lojtarët e përfshirë në dy kompeticionet Euro dhe Copa America, askush nuk kishte një vit me bilanc më të madh se Vini Jr. Mendoj se këto zgjedhje po ndodhin tashmë, nëse nuk ka ndodhur tashmë”.

“Mendoj se kjo vështirë se mund të ndryshohet nga një konkurs i vetëm, edhe nëse është konkursi që mbyll vitin dhe që ka një rëndësi të madhe në kontekst”.

“Për gjithçka që Vinicius ka arritur tashmë gjatë kësaj periudhe, do të ishte një surprizë e madhe nëse fitimi i Topit të Artë nuk do të ndodhte”, tha trajneri i Brazilit.

Vinicius aktualisht është favorit për të fituar Topin e Artë të tij të parë këtë vit. Nëse anësori fiton Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Amerikës, ai përfundimisht do të vuloste trofeun pavarësisht se çfarë do të ndodhë më pas. /Telegrafi/